E martë, 8 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeSorensen takon në Washington ambasadorin e Kosovës dhe atë të Serbisë (FOTO)

Sorensen takon në Washington ambasadorin e Kosovës dhe atë të Serbisë (FOTO)

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka bërë bashkë në Washington ambasadorin e Kosovës, Ilir Dugolli dhe atë të Serbisë Dragan Sutanovaq, si dhe ambasadorët e tjerë të Ballkanit Perëndimor në ambasadën e BE-së në SHBA.

Kjo në kuadër të vizitës së tij të parë zyrtare në SHBA, që nga marrja e detyrës së tij si ndërmjetës dialogu, transmeton klankosova.tv.

Takimin mes tyre, e bëri të ditur ambasadorja e BE-së në Washington, Jovita Neliupshiene, e cila njoftoi se në agjendë ishin siguria, stabiliteti dhe zgjerimi.

https://platform.twitter.com/widgets.js

 

”Kënaqësi të mirëpres Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë Sorensen gjatë vizitës së tij të parë në SHBA në këtë pozitë. Krahas ambasadorëve nga Ballkani Perëndimor, në agjendë ishin siguria, stabiliteti dhe zgjerimi. Uniteti është çelësi për të ecur përpara”, shkruan ambasadorja, Neliupshiene.

The post Sorensen takon në Washington ambasadorin e Kosovës dhe atë të Serbisë (FOTO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT