E premte, 8 Gusht, 2025
spot_img
HomeLajmeSorensen takohet me komandantin e KFOR-it, diskutohet për situatën e sigurisë në...

Sorensen takohet me komandantin e KFOR-it, diskutohet për situatën e sigurisë në Kosovë

Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Peter Sorensen, i ka shkuar sot në zyrë komandantit të KFOR-it, gjeneral major Enrico Barduanit.

Biseda në këtë takim, u fokusua kryesisht në zhvillimet më të fundit mbi situatën e sigurisë në Kosovë dhe në mbështetjen e vazhdueshme të KFOR-it për dialogun e lehtësuar nga BE-ja midis Beogradit dhe Prishtinës.

“Gjenerali Barduani nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit të qëndrueshëm me institucionet evropiane në Kosovë dhe midis partnerëve ndërkombëtarë të angazhuar në stabilitetin rajonal. Vizita dëshmon angazhimin e përbashkët të NATO-s dhe BE-së për paqe të qëndrueshme, dialog rajonal dhe një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë”, thuhet në njoftimin e misionit ushtarak të NATO-s në Kosovë transmeton Klankosova.tv.

KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë.

The post Sorensen takohet me komandantin e KFOR-it, diskutohet për situatën e sigurisë në Kosovë appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT