Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, po qëndron në ShBA.
Sipas një njoftimi nga Departamenti i Shtetit, u tha se Sorensen do të takohet të premten në orën 17:15 me zyrtarin e lartë të Byrosë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Brendan Hanrahan.
“Zyrtari i Lartë i Byrosë Hanrahan takohet me Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Beograd-Prishtinë, Peter Sorensen, në Departamentin e Shtetit”, u tha në njoftimin e DASh-it, ku u bë e ditur se takimi nuk do të jetë i hapur për media.
Ky takim i Sorensenit në DASh vjen pas dakordimit të para pak ditësh që arriti me kryeministrin Albin Kurti në lidhje me Ligjin për të huajt, ku u bën disa lëshime për serbët e Kosovës. /Klankosova.tv


