Tuesday, February 24, 2026
spot_img
HomeLajmeSorensen pasi takoi Kurtin e Konjufcën: Në fokus ishte normalizimi me Serbinë

Sorensen pasi takoi Kurtin e Konjufcën: Në fokus ishte normalizimi me Serbinë

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka shkruar sot për takimet që i pati me kryeministrin Albin Kurti dhe kryediplomatin Glauk Konjufca.

Sorensen deklaroi se diskutimet, me dyshen qeveritare, u përqendruan në avancimin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.

“Vizitova Kosovën për diskutime të mira me kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin e ri të Jashtëm, Glauk Konjufca. U përqendruam në avancimin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, zbatimin e angazhimeve dhe sigurimin e stabilitetit dhe progresit në rrugën evropiane” ka shkruar ai në X transmeton Klankosova.tv.

Kurti: Të përkushtuar për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Serbinë përmes njohjes reciproke

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT