Saturday, March 21, 2026
spot_img
HomeLajmeSorensen pas takimit me Hanrahan në DASH: Siguruam harmonizim për hapat përpara...

Sorensen pas takimit me Hanrahan në DASH: Siguruam harmonizim për hapat përpara në dialogun Kosovë-Serbi

Një takim mes zyrtarëve të lartë amerikanë dhe evropian është zhvilluar të premten në Uashington, D.C., në kuadër të angazhimeve për dialogun Kosovë–Serbi.

Zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Brendan Hanrahan, është takuar me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun, Peter Sorensen. Takimi është mbajtur rreth orës 11:15 sipas orës lokale dhe ka qenë i mbyllur për media.

Megjithatë, sot është dhënë një deklaratë nga diplomati danez. Ai ka bërë të ditur se gjatë takimit është diskutuar për dialogun Kosovë–Serbi, janë shqyrtuar arritjet e fundit dhe është siguruar harmonizimi i veprimeve për hapat e ardhshëm.

“Takim i shkëlqyer me zyrtarin e Lartë të Byrosë Brendan Hanrahan në Departamentin e Shtetit. Diskutuam dialogun, shqyrtuam arritjet e fundit dhe siguruam harmonizimin në hapat përpara”, ka shkruar Sorensen.

Vizita e Sorensenit në SHBA vjen pas dakordimit të fundit me Qeverinë e Kosovës, të udhëhequr nga Albin Kurti, lidhur me Ligjin për të Huajt.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

https://platform.twitter.com/widgets.js

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT