I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, gjatë vizitës së tij në Kosovë më 6 gusht ka biseduar me udhëheqësit shtetërorë për mënyrat e zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit, si dhe për situatën aktuale në terren.
“Sigurisht, situata politike këtu nënkupton që gjërat mund të marrin më shumë kohë. E di këtë, kështu që ky është një takim i rregullt. Jam i lumtur që jam këtu”, tha ai për gazetarët pasi përfundoi takimin me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, shkruan REL.
I pyetur se në çfarë gjendje është aktualisht dialogu për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, emisari evropian tha shkurt se procesi “është aktiv”.
Sorensen mëngjesin e sotëm zhvilloi takim edhe me presidenten Vjosa Osmani. /REL
The post Sorensen pas takimeve me Osmanin e Kurtin: Procesi i dialogut është aktiv appeared first on Klan Kosova.