Bahri Cani, gazetar në Gjermani sonte në “Edicionin Special” në Klan Kosova ka folur në lidhje me vizitën e nesërme të emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, në Beograd.
Ai këtë vizitë e quajti përgatitore, derisa u shpreh se sa i përketë dialogut, në këtë moment sipas tij, s;a ndonjë kusht për t’u zhvilluar dhe s’mund të pritet asgjë serioze.
“Bashkimi Evropian dhe i gjithë komuniteti ndërkombëtar është më shumë i shqetësuar, të them ashtu kushtimisht, për zhvillimet në Beograd, në Serbi në përgjithësi, sesa për dialogun Kosovë-Serbi në këtë moment, sepse për dialogun Kosovë-Serbi në këtë moment definitivisht nuk ka ndonjë kusht që të zhvillohet, pra nuk mund të pritet asgjë serioze”.
“Ndaj, edhe ky takim, kjo vizitë mund të konsiderohet më shumë si një vizitë përgatitore për një periudhë eventualisht më të vonshme, sepse z.Sorensen dhe të gjithë në Bruksel e dinë se Serbia po përballet momentalisht me probleme shumë më të mëdha sesa vet dialogu me Kosovën”, u shpreh tutje ai./Klankosova.tv
The post Sorensen në Beograd, Cani: Vizitë përgatitore – për dialogun s’mund të pritet asgjë serioze (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.