Këtë të hënë, në Hagë po dëshmon dëshmitari i tretë i thirrur nga mbrojtja e Thaçit, John Stewart Duncan.
Për dëshminë e tij në Gjykatën Speciale, në “Kosova Today” ka folur nënkryetari i OVL UÇK-së, Fatmir Sopi, transmeton Klankosova.tv.
Sipas Sopit, UÇK u themelua nën trysninë dhe terrorin e serbëve, derisa shtoi se logjistikë ka pasur popullin.
“Unë konsideroj që ky gjykim po merr një dimension, një kah tjetër, ku po dëshmojnë njerëz kredibil, njerëzit që kanë qenë pjesë e procesit nga ndërkombëtarët, dhe të cilët kanë qenë në lidhje të drejtpërdrejt me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, në shtabin e përgjithshëm”.
“Shumë herë edhe ne e kemi deklaruar se UÇK-ja ka qenë ushtri vullnetare, ushtri që nuk është formuar në bazë të një vendimi qeveritar, apo një shteti që ka qenë duke funksionar, por ka qenë një ushtri e formuar në luftë, një ushtri e formuar nën trysninë dhe terrorin e egër serb, një ushtri e cila ka buruar nga populli, ushtri e cila logjistikë e ka pasur popullin e Kosovës”, tha Sopi.
The post Sopi: UÇK-ja u formua nën trysninë dhe terrorin e egër serb (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.