Sony ka zbuluar zyrtarisht modelin e saj të fundit të rangut të mesëm, Xperia 10 VII. Ky version vjen me një modul të ri horizontal të kamerave të pasme, që i jep telefonit një pamje “pilulë”, stil që ngjan me dizajne të markave si Google Pixel.
Karakteristikat kryesore përfshijnë: kamera kryesore 50 MP Exmor RS + kamera ultra të gjerë 13 MP, selfie 8 MP; ekran OLED 6.1 inç me ritëm rifreskimi 120 Hz dhe shoqërohet me Gorilla Glass Victus 2.
Nga bardha te bruzi dhe e zeza, telefoni vjen me Snapdragon 6 Gen 3, 8 GB RAM, 128 GB hapësirë ruajtjeje që mund të zgjerohet deri në 2 TB me microSD. Bateria është 5,000 mAh. Pajisja operon me Android 15, dhe pritet të marrë 4 përditësime të sistemit operativ dhe 6 vite përditësime sigurie.
Karakteristika tjera: dy altoparlantë të përparmë, prizë kufjesh 3.5 mm, buton i dedikuar për kamerë, dhe certifikim IP65/68 për rezistencë ndaj ujit dhe pluhurit. Trashësia është 8.3 mm, pesha 168 g. Çmimi në Evropë është 449 euro.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!