Sony bën hapin e parë drejt “një dizajni më të freskët” me modelin e ri Xperia

Sony bën hapin e parë drejt "një dizajni më të freskët" me modelin e ri Xperia

Sony duket se po përgatitet për një hap të vogël, por të rëndësishëm në dizajnin e smartfonëve të saj.

Sipas një liste të publikuar nga një prodhues aksesorësh në Amazon, modeli i ri Xperia 10 VII do të ketë një riorganizim të kamerave.


Ndryshe nga Xperia 10 VI, i cili i kishte kamerat të vendosura vertikalisht, gjenerata e re pritet t’i ketë të vendosura horizontalisht.

Ky ndryshim është i pari i tillë që nga viti 2019, kur u prezantua Xperia 10 origjinal.

Edhe pse nuk është një risi e madhe në tregun e gjerë të smartfonëve, për Sony konsiderohet një hap domethënës.

Publikimi i imazheve sugjeron se prezantimi i modelit të ri mund të ndodhë shumë shpejt. /Telegrafi/