Në emisionin e sotëm RUBIKON në Klan Kosova, temë diskutimi me të ftuarit do të jetë çështja e rrëzimit të mocionit të mbrojtjes nga Gjykata Speciale.
Veç kësaj, do të flitet edhe për vendimin e Gjykatës Supreme për çështjen e arkave fiskale, ndërsa fo të diskutohet edhe konferenca e sotme e presidentes Vjosa Osmani.
– Si ndikon vendimi i Gjykatës Speciale për rrëzimin e mocionit të mbrojtjes në rrjedhën e procesit ndaj ish-krerëve të UÇK-së?
– Çfarë pritet të ndryshojë pas vendimit të Gjykatës Supreme për deputetët ministra?
– Çfarë mesazhi dha sot presidentja Vjosa Osmani për sigurinë në vend?
Këto dhe të gjitha zhvillimet tjera të javës, i diskutojmë sonte në Rubikon, me panelin e përbërë nga Aida Dërguti, Rina Mujku, Ilir Deda, Ardian Bajraktari, Rrahman Paçarizi dhe Azdren Shala.
Emisionin mund ta ndiqni në Klan Kosova, nga ora 20:45. /Klankosova.tv
The post Sonte në RUBIKON: Rrëzimi i mocionit në Gjykatën Speciale e vendimi i Supremes appeared first on Klan Kosova.