Në pjesën e dytë të rrëfimit, gazetari dhe ish-diplomati Ylber Hysa sjell dëshmi, kujtime dhe reflektime mbi momentet vendimtare të historisë së Kosovës dhe rajonit.
– Si e përjetoi ai 12 qershorin e vitit 1999, ditën e hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë?
– Cilat ishin prapaskenat e bisedës mes Hashim Thaçit dhe Presidentit Bill Clinton pas nënshkrimit të marrëveshjes për demilitarizimin e UÇK-së?
– Si e thyen protokollin e sigurisë Hashim Thaçi dhe James Rubin duke ecur lirshëm në rrugët e Prishtinës?
– Pse Ylber Hysa ishte tërhequr nga politika në periudhën kur u shpall Pavarësia e Kosovës?
– Për çfarë arsyeje ai falënderon Kadri Veselin?
– Si i vlerëson Hysa figurat politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut?
– A po e pengon agjenda anti-shqiptare e Hristijan Mickoskit rrugën e Maqedonisë drejt Bashkimit Evropian?
– Pse ai e cilëson si të çuditshme mbështetjen që Albin Kurti i dha një figure me orientim proserb si Mickoski?
Këto dhe shumë të tjera, sonte në Rubikon, në Klan Kosova, me fillim nga ora 20:45.
The post Sonte në Rubikon: Rrëfim nga Ylber Hysa appeared first on Klan Kosova.

