Vendimi i Gjykatës Supreme, sipas të cilit kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe kabineti i tij janë duke qëndruar ilegalisht në postet qeveritare, është në qendër të debatit të sotëm në emisionin Rubikon në Klan Kosova.
Në emisionin e sotëm, pos tjerash, përgjigje do të marrin pyetjet në vijim:
– A duhet t’i lirojnë postet qeveritare deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje?
– Çfarë pasoja ligjore dhe penale mund të sjellë mosrespektimi i aktgjykimit të Gjykatës Supreme?
– A po e cenon ky subjekt ndarjen e pushteteve duke kundërshtuar vendimin e Supremes?
– Cili është roli i presidentes Osmani në këtë situatë?
Këto dhe të tjera, i diskutojmë me panelin e përbërë nga: Përparim Gruda, Vehbi Kajtazi, Avni Arifi, Dardan Sejdiu dhe Alban Krasniqi.
Ndiqeni emisionin në Klan Kosova nga ora 20:45.
The post Sonte në RUBIKON: Qeveria mbi gjykata – gjykata mbi Qeverinë? appeared first on Klan Kosova.