Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, sonte në Rubikon flet për vendimin e partisë që drejton për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale, pezullimin e dialogut strategjik, raportet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara, bllokadën politike dhe zhvillime të tjera aktuale.
– Çfarë risish sjell Alternativa me kandidatët në Prishtinë e Gjakovë?
– Cilat gabime çuan në vendimin e SHBA-së për pezullimin e dialogut strategjik?
– Çfarë thotë për çështjen e Listës Serbe?
– Si i komenton sulmet ndaj Gjykatës Kushtetuese?
– Si erdhi deri te vendimi i LVV-së për kandidimin e Dimal Bashës për kryetar të Kuvendit?
– Dhe rrëfimi më personal: si e përballoi diagnostikimin me kancer të gjirit dhe çfarë apeli u bën grave e vajzave?
Me Kusari-Lilën flasim nga ora 21:00.
Në pjesën e dytë të emisionit vjen kryetari i Komunës së Lipjanit, pretendenti për një mandat të ri, Imri Ahmeti.
Me çfarë programi kërkon besimin e qytetarëve për një mandat të katërt?
Sa nga projektet e premtuara i ka realizuar gjatë mandatit të fundit?
Çfarë thotë për bashkëpunimin me nivelin qendror?
Këto dhe të tjera, sonte në Klan Kosova.
The post Sonte në Rubikon: Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila appeared first on Klan Kosova.