Sonte në RUBIKON: Gara për Prishtinën dhe kandidatja për Asamblenë Komunale, Jeta Statovci

Sonte në RUBIKON: Gara për Prishtinën dhe kandidatja për Asamblenë Komunale, Jeta Statovci

Gara e 12 tetorit për kryeqytetin është në qendër të diskutimit të sotëm. Me panelin e përbërë nga Arbreshë Uka, Avni Arifi, Rrahman Paçarizi, Azdren Shala dhe Labinot Balaj, analizojmë fushatën dhe platformat e kandidatëve për të parin e Prishtinës.

–              Çfarë gare po zhvillohet në Prishtinë?

–              Cilat premtime dominojnë në këtë fushatë?

–              Kush ka më shumë gjasa të marrë besimin e qytetarëve të kryeqytetit?

Në pjesën e dytë të emisionit vjen deputetja e Partisë Guxo dhe kandidatja për Asamblenë Komunale të Prishtinës, Jeta Statovci. Me të flasim mbi pritshmëritë në nivel lokal, lidhjen me politikën qendrore dhe rolin që mund të luajnë gratë në qeverisjen e kryeqytetit.

–              Cilat janë prioritetet e saj për Prishtinën?

–              A janë këto zgjedhje test për fuqinë e partive më të vogla?

–              Çka po ndodh në nivel qendror?

Këto dhe shumë më tepër, i diskutojmë me fillim nga ora 21:00, në Klan Kosova.

The post Sonte në RUBIKON: Gara për Prishtinën dhe kandidatja për Asamblenë Komunale, Jeta Statovci appeared first on Klan Kosova.