Sonte në Rubikon e keni një intervistë ekskluzive me njërën nga gratë më të fuqishme të Kosovës, kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Gresa Caka – Nimani.
Në përfundim të shërbimit të saj 9-vjeçar në institucionin më të lartë juridik të vendit, znj. Caka-Nimani flet krejt hapur për të gjitha temat e nxehta:
– Përse e cilëson si të pasaktë narracionin se Gjykata Kushtetuese po i bllokon reformat në drejtësi?
– Si u përgjigjet kritikave “për matje në zgjedhje” të kryeministrit Kurti dhe akuzave të ministres së Drejtësisë, Haxhiu?
– A i ka bllokuar Gjykata Kushtetuese çmimet tavan dhe a është ky vetëm arsyetim i Qeverisë për inflacionin?
– Përse u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese Ligji për Byronë për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme?
– Pse Qeveria nuk po ia del të hartojë ligje në përputhje me Kushtetutën?
– A është kërcënuar ndonjëherë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese?
– Çfarë thotë ajo për draft-statutin e Asociacionit të propozuar nga Bashkimi Evropian?
– A do të hyjë në politikë?
– Çka thotë për vëllaun ish-ministër, Gent Caka?
Këto dhe të tjera mund t’i ndiqni sonte në paraqitjen e rrallë të Gresa Caka-Nimani, nga ora 20:45, në Klan Kosova.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>