Emisioni i sotëm Rubikon, nën moderimin e autorit Adriatik Kelmendi, do të tentojë të gjejë me panelistët arsyet pse po zvarritet çështja e presidentit.
– A mund të ketë marrëveshje deri të enjten?
– Pse po e shmang Albin Kurti emrin e Vjosa Osmanit?
– Pse po përmendet Murat Jashari si “konsensus automatik” edhe pas refuzimit publik?
– Cili është skenari më i mundshëm: Osmani, Konjufca apo një kandidat konsensual?
– Kush e paguan çmimin politik nëse vendi shkon në zgjedhje të reja?
Në panel: Dukagjin Gorani, Aida Dërguti, Avni Arifi, Dardan Sejdiu, Vehbi Kajtazi.
Emisionin mund ta ndiqni në Klan Kosova, nga ora 20:45.


