Sonte, në studion e Rubikon me Adriatik Kelmendin në Klan Kosova, pritet debati më i fortë, më përmbajtësor dhe më vendimtar i fushatës për kryeqytetin.
Në qendër të vëmendjes do të jenë emrat kryesorë që synojnë Prishtinën:
- Uran Ismaili (PDK)
- Perparim Rama (LDK)
- Bekë Berisha (AAK)
- Besa Shahini (PSD)
Këta katër kandidatë do të përballen drejt e në sy, për të shpalosur vizionet, idetë dhe premtimet e tyre për të ardhmen e Prishtinës, qytetin që është zemra politike, kulturore dhe ekonomike e vendit.
Edhe pse ishte paralajmëruar pjesëmarrja e Hajrulla Çekut nga Lëvizja Vetëvendosje, kandidati nuk ka bërë një njoftim personal për refuzim debati.
Megjithatë anise partia e tij Vetëvendosje përmes një reagimi bëri të ditur se vendosi për kandidatin e tyre, që ai mos jetë pjesë e debateve në Klan Kosova, mbetet të shihet nëse vet Hajrullah Çeku do u bashkohet sonte kundërkandidatëve për ballafaqim.
Ky debat pritet të jetë “arena” ku do të matet fuqia politike dhe oratoria e secilit kandidat, ndërsa qytetarët do të kenë mundësi të dëgjojnë konkretisht se çfarë ofron secili për Prishtinën që duan.
Mos e humbisni, ndiqni sonte Rubikon duke filluar nga 21.00 në Klan Kosova nën moderimin e Adriatik Kelmendit.
The post Sonte në RUBIKON: Debati i madh për Prishtinën appeared first on Klan Kosova.