Kryetari i Komunës së Deçanit dhe kandidati i AAK-së për një mandat të tretë, Bashkim Ramosaj, flet për projektet kryesore në komunë, sfidat me Qeverinë dhe temat që kanë dominuar qeverisjen lokale e qendrore.
– Çfarë projekte janë realizuar gjatë mandatit të Ramosajt?
– Çka e ka bllokuar ndërtimin e pistës së skijimit në bjeshkët e Belegut?
– Si e sheh ndikimin e Manastirit të Deçanit dhe çfarë thotë për klerikët, që sipas tij, përfaqësojnë politikën serbe?
– Përse e quan Kurtin tradhtar dhe çka thotë për vendimin për zbatim të aktgjykimit për pronat e manastirit?
– Cilat janë synimet e tij për një mandat të ri?
Këto dhe të tjera, sonte me Bashkim Ramosajn, nga ora 20:45, në Klan Kosova.
The post Sonte në Rubikon: Bashkim Ramosaj appeared first on Klan Kosova.