Sonte në Kiks Kosova mësoni historinë e nxënëses me autizëm që ka mbetur pa asistente me orar të plotë në klasë.
Në këtë edicion vjen rrëfimi ekskluziv i së ëmës, Mimoza Zylfiu, e cila tregon për vuajtjet e saj dhe të vajzës.
Si u bë që nga fillimi i vitit të ri, drejtoria e arsimit në Prishtinë, nuk po ia siguron asistenten në orar të plotë por vetëm në formë të pjesshme?
Si po ndikon ky vendim në përditshmërinë e 10 vjeçares dhe në punën e nënës së saj?
Çfarë përgjigje jep Drejtoria Komunale e Arsimit për këtë rast?
A ka asistentë mjaftueshëm në Kosovë për fëmijët me autizëm? Si ndikon ndryshimi i shpeshtë i ambientit tek gjendja e tyre emocionale?
Për këto dhe shumë të tjera, sonte nga ora 19:00 në Kiks Kosova, vetëm në Klan Kosova.
The post Sonte në Kiks Kosova: Historia e nxënëses me autizëm pa asistente me orar të plotë appeared first on Klan Kosova.