Sonte në “Jehona Politike” intervistë me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti

Sonte në “Jehona Politike” intervistë me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti këtë të shtunë është i ftuar në emisionin “Jehona Politike” me gazetaren Jehona Bajrami-Gashi në Klan Kosova.

A po minimizohet roli i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut?

A është në rrezik përdorimi i gjuhës shqipe dhe vetë Marrëveshja e Ohrit?

Kush po e cenon bashkëjetesën mes shqiptarëve dhe maqedonëve — dhe ku është vija e kuqe që s’mund të kalohet?

A mund të krahasohet Ohri me Dejtonin? Nëse bie një marrëveshje paqeje, a rrezikohet kthimi në konflikt?

A janë maqedonasit pishman për Marrëveshjen e Ohrit?

A ka pazar politik mes VLEN-it dhe partisë maqedonase në pushtet për ta minuar BDI-në?

Ku qëndron Albin Kurti në gjithë këtë dinamikë?

Si ndihet Ali Ahmeti kur bashkëluftëtarët e tij përballen me akuza në Hagë dhe a mund të destabilizohet Ballkani nga një dënim i mundshëm?

Këto dhe shumë diskutime të tjera, ndiqni sonte nga ora 21:00 në Klan Kosova.

The post Sonte në “Jehona Politike” intervistë me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti appeared first on Klan Kosova.