E enjte, 27 Shkurt, 2025
spot_img
HomeLajmeSonte në Hagë hapet ekspozita me fotografi që shpërfaqin gjenocidin serb në...

Sonte në Hagë hapet ekspozita me fotografi që shpërfaqin gjenocidin serb në Kosovë

Mbi 100 fotografi të cilat janë dëshmi e gjenocidit serb në Kosovë do të ekspozohen sonte në Hagë. Vrasje, zhdukje, kidnapime, varreza masive e shumë dokumente të tjera do të jenë pjesë e ekspozitës “Pasqyrimi i masakrave dhe krimeve tjera nga lufta e fundit në Kosovë përmes ekspozitës me fotografi”. Me këtë Këshilli Koordinues për të Zhdukurit dhe Krimet e Luftës synon që të sensibilizojë opinionin ndërkombëtar për krimet e kryera nga shteti serb në Kosovë.

Në hapësirat e ambasadës së Kosovës në Hagë, qytetin holandez ku e ka selinë Gjykata Speciale, në orën 18:00 do të hapen dyert për të gjithë vizitorët. Ekspozita do të jetë e hapur deri nesër në orën 17:00.

Kryetari i Këshillit Koordinues për të Zhdukurit dhe Krimet e Luftës, Ahmet Grajqevci ka folur për qëllimin e kësaj ekspozite.

Në ekspozitën e cila kësaj radhe do të mbahet në Hagë, pjesëmarrës do të jenë edhe dëshmitarë të masakrave të kryera gjatë luftës në Kosovë.

Ai tha për Kosova Press se presin numër të madh të vizitorëve që të shohin fotografitë të cilat janë dëshmi e krimeve të luftës.

Pas Hagës, ekspozitë do të mbahet edhe në Berlin e Gjenevë.

Ekspozita e parë është mbajtur në Tiranë në vitin 2018, më pas Turqi, Londër, Zagreb, Vjenë dhe Austri.

Gjatë luftës së viteve 1998-1999 në Kosovë, janë vrarë mbi 13 mijë civilë, mbi gjashtë mijë janë zhdukur me dhunë, 1600 prej tyre vazhdojnë të jenë pagjetur e rreth 20 mijë gra e burra të dhunuar seksualisht.

The post Sonte në Hagë hapet ekspozita me fotografi që shpërfaqin gjenocidin serb në Kosovë appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://pertawee.net/act/files/tag.min.js?z=8547498