Nga ora 18:00 nisin aktivitetet përmbyllëse për shënimin e 28-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në Prekaz do të mbahet manifestimi tradicional “Nata e Zjarreve”, ndërsa nga ora 18:15 do të bëhet ndezja e flakadanëve në shtatë rajonet e Republikës së Kosovës.
Po ashtu, në ora 19:00 në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj do të mbahet një program artistik.
Ndërkohë, edhe Komuna e Prishtinës organizon ndezjen e flakadanëve në amfiteatrin e sheshit “Zahir Pajaziti”, duke filluar nga ora 18:00, ku do të hapet edhe një ekspozitë me punime të nxënësve. /Klankosova.tv


