Sonte është nata përmbyllëse e festivalit ndërkombëtar të tenorit Kosovar, Rame Lahaj.
Nga vendi i ngjarjes është lajmëruar gazetarja e Klan Kosovës, Vesa Hodaj, e cila i ka shpalosur aktivitetet nga nata e sontme.
Ajo tregoi se sonte në skenë zbret vetë Lahaj, përkrah Orkestrës Simfonike të RTSh-së, dirigjuar nga maestroja, Roberto Rizzi Brignoli.
Kështu mbyllet edhe një edicion i këtij festivali që sivjet barti moton, “Ëndrra pa kufi, opera pa mure”.
The post Sonte nata e fundit e festivalit Rame Lahaj (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.