E martë, 25 Shkurt, 2025
spot_img
HomeSportSonte fillon orari i tmerrshëm i Atleticos, nis me Barcelonën në Kupë

Sonte fillon orari i tmerrshëm i Atleticos, nis me Barcelonën në Kupë

Atletico Madridi ka një orar tepër të zorshëm në javët që po vijnë pasi dy herë do të luajë kundër Real Madridit e tri herë kundër Barcelonës brenda një muaji.

Ata e nisin sot në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit pasi u shkojnë katalunasve sonte në ndeshjen që nis nga ora 21:30, njofton Klan Kosova.

Madrilenët pastaj më 1 mars presin Athletic Bilbaon në La Liga, e tre ditë më vonë i shkojnë kampionit evropian Real Madridit në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve.

Më 12 mars, klubi i Diego Simeones luan ndeshjen e kthimit ndaj Realit, ndërkaq, katër ditë më vonë pret Barcelonën në “Wanda Metropolitano” në kuadër të La Ligës.

Për ta përmbyllur këtë orar, më 2 prill ata luajnë ndaj Barcelonës në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://shoukigaigoors.net/act/files/tag.min.js?z=8547498