Nga sonte hyn në fuqi ora verore, ku akrepat zhvendosen nga ora 2:00 në 3:00. Ora verore këtë vit do të përfundojë më 25 tetor, kur akrepat do të kthehen një orë pas.
Ky ndryshim bëhet sipas rregullave të Bashkimit Evropian, që parashikojnë nisjen e orës verore të dielën e fundit të marsit dhe rikthimin e orës dimërore të dielën e fundit të tetorit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


