E premte, 28 Shkurt, 2025
spot_img
HomeSportSonte beteja me kundërshtarin direkt, a mund të mbetet në ligë skuadra...

Sonte beteja me kundërshtarin direkt, a mund të mbetet në ligë skuadra e Ronaldos?

Sonte përballet me njërin nga kundërshtarët direkt për mbijetesë.

Real Valladolid që për 25 ndeshje në La Liga, ka vetëm 15 pikë, do të luftojë para tifoze të vetë me skuadrën Las Palmas, e cila me 23 pikë, gjendet në zonën e shpëtimit në tabelë.

Për t’i mbajtur shpresat gjallë që edhe edicionin e ardhshëm të jetë pjesë e elites futbollistike spanjolle, ekipi që president ka fenomenin brazilian, Ronaldo, duhet ta fitojë sfidën e së premtes, njofton Klankosova.tv.

Në të kundërtën, plus 3 pikë për kundërshtarin, do të nënkuptonte shkëputje prej 11 pikë dhe thuajse e pamundur për ta ndryshuar në 12 xhirot tjera, pas këtij dueli.

Valladolid – Las Palmas, transmetohet direkt në Ksport1, brenda platformës kryesore shqiptare, ArtMotion!

Këtë xhiro, Real Madridi është mysafir i Betisit, e Barcelona e pret Sociedadin.

Ndërkaq kryederbi i javës është përballja e dy Atleticove, ku Bilbao udhëton në Madrid.

Kampionati elitar i Spanjës, “La Liga”, transmetohet ekskluzivisht në Art Motion dhe Kujtesa

The post Sonte beteja me kundërshtarin direkt, a mund të mbetet në ligë skuadra e Ronaldos? appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://fenoofaussut.net/act/files/tag.min.js?z=8547498