Saktësisht 23 vjet, dy muaj e tre javë më parë filloi fluturimi i gjatë basketbollistik i ASIST-it dhe sot e feston episodin e 600 jubilar.
Me dy tetor 2001, në ora 20:00, startoi historia e ASIST-it e gjatë më se dy dekada si emisioni i parë në histori të medieve shqiptare i cili i dedikohet vetëm dhe ekskluzivisht basketbollit.
Sot e kësaj dite ASIST- i mbetet i tillë, lokomotivë e këtij sporti të bukur.
Për më shumë se dy dekada, duke analizuar gjitha ngjarjet e basketbollit kosovar dhe ndërkombëtarë ASIST-i u shndërrua në njërin prej programeve më të popullarizuara dhe shikuara sportive në vendin tonë.
Ndikimi i ASIST-it në promovimin dhe popullarizimin e basketbollit në Kosovë ishte i madh.
Pavarësisht nëse shikonte sport apo jo, publiku u dashurua në ASIST dhe kjo ndikoi që dashuria për basketbollin kosovar të rritet. Për më tepër, ASIST-i ndikoi që gjatë dekadës së parë të shekullit 21 basketbolli të shndërrohet në sportin numër një në Kosovë dhe kjo bëri jehonë të madhe edhe jashtë kufijve tonë.
Gjatë 599 episodeve paraprake, në mbi 60 mijë minuta të transmetuara, ASIST-i prezantoi ngjarjet më të rëndësishme dhe madhore të basketbollit kosovar dhe atij ndërkombëtar
Për më shumë se dy dekada, në ASIST parakaluan shumë yje të elitës së basketbollit kosovar por edhe personalitete të basketbollit evropian e botëror të cilat sot ekskluzivisht në ASIST flasin për këtë program.
Ish-NBA ylli kroat Gordan Giriqek, ish kampioni i Evropës Damir Mullaomeroviq, trajneri më i mirë në Kosovë këto 5 vitet e fundit dhe emri i njohur i basketbollit evropian Adis Beqiargiqi, Ermal Kuqo shqiptari më i famshëm dhe ish ylli i Eorleagues, Fatmir Cuka ish trajner në NBA i Zaza Pachulias e Tracy McGradyt, e shumë e shumë personalitete të basketbollit kosovar, evropian dhe atij botëror sonte flasin për rëndësin e ASIST-it në episodin e 600 jubilar që do të jemë shumë më special dhe maratonik.
Do të jetë më special jo vetëm për shkak të jubileut por edhe për faktin se sonte ASIST-in e udhëheqin Ulpiana Emra me Andin Rashicën kurse mysafir është asistuesi i juaj: Agon Fehmiu.
Agoni sonte rrëfen tregimin e tij:
Si dhe pse filloi ASIST-i?
Si arriti të qëndron kaq gjatë, gati çerek shekulli?
Cilat ishin momentet më të vështira?
Rrëfimet që kurrë nuk i keni dëgjuar mbi Agon Fehmiun, sonte në ASIST-im 600.
Natyrisht, ASIST-i pa aksion basketbolli nuk shkon hiç andaj edhe sonte ASIST-i sjell përmbledhjet e Ligës Unike të Meshkujve dhe Femrave, analiza e xhiros 13 përplot me befasi nga Procredit Superliga.
Peja mposht kampionen aktuale Trepçën dhe Vëllaznimi e befason Golden Eagle Yllin në Therandë. Bashkimi e mposht Sigal Prishtinën në Prishtinën kurse Bora në duel direkt të fundit të tabelës mposhti rivalin Proton Cable Prizrenin.
Plus, blloku special Pesëshja dhe MVP i javës.
Laureatët 2024, ceremonia e cila shpalli më të mirët e vitit 2024 vjen e përmbledhur sonte në ASIST-in jubilar sikurse edhe blloku i dashur për gjithë ne: Shqiptarët në Botë i cili sjell lajmet e fundit mbi shfaqjet e lojtarëve dhe trajnerëve shqiptarë.
Krejt në fund, ajka e ASIST-it me Top 10 aksionet më të bukura të kësaj jave.
Të gjitha këto dhe shumë më shumë në ASIST-in 600 nga ora 19:30 në Sport 1 në Artmotion dhe pas BBVK3 Prime në Klan Kosova.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>