Sondazhi i fundit i realizuar nga UBO Consulting për emisionin Debat Plus, tregon se garë interesante është zhvilluar sot në disa komuna të vendit.
Sipas rezultateve të UBO Consulting edhe në Prizren është duke prirë Partia Demokratike e Kosovës.
Shaqir Totaj (PDK) ka marrë 43.3%, Artan Abrashi (LVV) 30.4%, Driton Selmanaj (LDK) 11.1% dhe Zafir Berisha 4.2%
Sipas këtyre rezultateve preliminare Prizreni do të jetë në balotazh mes Shaqir Totajt dhe Artan Abrashit. /Telegrafi/