E mërkurë, 25 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/sokol-bashota-kandidat-i-1pdk-se-per-kryetar-te-klines/Sokol Bashota kandidat i PDK-së për kryetar të Klinës - Klan Kosova

https://klankosova.tv/sokol-bashota-kandidat-i-1pdk-se-per-kryetar-te-klines/Sokol Bashota kandidat i PDK-së për kryetar të Klinës – Klan Kosova

Dega e Partisë Demokratike në Klinë, e ka zyrtarizuar kandidaturën e Sokol Bashotës, për kryetar të kësaj komune në zgjedhjet e 12 tetorit.

Njoftimin e bëri vet ai përmes llogarisë së tij në Facebook, transmeton Klankosova.tv.

Bashota tha se ky është një përgjegjësi ndaj qytetarëve të Klinës.

“Besimi që më është dhënë nga strukturat e partisë është dëshmi e qartë e vlerësimit për angazhimin tim të deritanishëm, por edhe një obligim i fortë për të punuar edhe më shumë për zhvillimin e Klinës”, tha ai transmeton Klankosova.tv.

Sokol Bashota, i cili e kishte drejtuar edhe më herët këtë komunë, u zotua se do të punojë me përkushtim për zhvillimin e qytetit.

“Jam i vendosur që, me përkrahjen tuaj dhe të të gjithë qytetarëve të Klinës, do të vazhdojmë bashkë rrugën e ndërtimit të një komune më të zhvilluar, më të drejtë dhe më pranë qytetarit. Do të punoj çdo ditë me përkushtim për të garantuar mirëqenie, zhvillim dhe dinjitet për secilin qytetar”, shtoi Bashota.

The post Sokol Bashota kandidat i PDK-së për kryetar të Klinës appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT