E hënë, 28 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeSogojeva: Radoiçiqi mbetet rreziku potencial për sigurinë në Kosovë, derisa të arrestohet

Sogojeva: Radoiçiqi mbetet rreziku potencial për sigurinë në Kosovë, derisa të arrestohet

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, ka dhënë detaje të padëgjuara më parë për vendimin për tërheqjen e urdhër-arrestit ndaj Milan Radoiçiqit në vitin 2021, i cili ishte lëshuar në lidhje me vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq.

Isufaj, në Kallxo.com zbuloi prapaskenat e një takimi ndërmjet prokurorit të çështjes, Burim Qerkini dhe avokatit të Radoiçiqit. Radoiçiq i kishte premtuar PSRK-së se do të jepte informacione kredibile për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, në mënyrë qe urdhër-arresti ndaj tij të hiqej.

Në emisionin “Ora Shtatë” u diskutua kjo çështje me Adnan Sogojevën dhe Bedri Elezin, transmeton Klankosova.tv.

Sogojeva thotë se përderisa Radoiçiq endet i lirë, do të paraqesë rrezik të sigurisë për Kosovën.

“E pamë që nga kryeprokurori me gjithë diskutimet, dhe hezitimet e kryeprokurorit urdhërarresti i është hequr për Oliver Ivanoviqin, ku përmes avokatit të tij ka shprehur gatishmëri që të bashkëpunojë me organet e drejtësisë për zbardhjen e vrasjes, ku unë mendoj se ai është personi kyç që mundet me ditë, ndoshta është edhe urdhërdhënësi apo edhe vetë ekzekutuesi. Ne përmendën Rusinë edhe Serbinë, po njeriu që ka qenë kyç për destabilizim të këtij vendi, ai ka organizuar edhe një sulm të armatosur. Por sidoqoftë prokuroria e ka tërhequr urdhërarrestin me idenë se ai do të bashkëpunonte, ani pse prokurorët patën hezitime. Ai bashkëpunimi dhe premtimet nga ai nuk kanë ardhur, dhe urdhërarresti i është kthyer. Sido që të jetë, ai mbetet rreziku potencial për sigurinë në vendin tonë derisa nuk arrestohet”, u shpreh Sogojeva.

Derisa Elezi thotë se një deklarim i tillë nga Isufaj, ka qenë tejet e nevojshme për qytetarët e vendit, që ta kuptojnë qartë situatën.

Ndërsa për idenë e prokurorisë për ta joshur Radoiçiqin për të bashkëpunuar me organet e drejtësisë, Elezi e vlerësoi lartë.

“Ishte e nevojshme të mos drejtohej gishti nga Prokuroria Speciale”, tha tutje ai.

The post Sogojeva: Radoiçiqi mbetet rreziku potencial për sigurinë në Kosovë, derisa të arrestohet appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT