Software Freedom Kosova 2025: Edicioni i 10-të i konferencës më të madhe open source në rajon!

Software Freedom Kosova 2025: Edicioni i 10-të i konferencës më të madhe open source në rajon!

Nga 24 deri më 26 tetor 2025, Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike (FIEK) në Prishtinë do të jetë nikoqir i edicionit jubilar të Software Freedom Kosova (SFK), konferencës më të madhe për teknologjitë e hapura në Evropën Juglindore.

Ky vit shënon një moment të veçantë, pasi SFK feston 17 vite impakt dhe sjell edicionin e 10-të me temën qendrore “AI, Machine Learning & Open Hardware”.


Në këtë konferencë priten mbi 500 pjesëmarrës fizikisht dhe mijëra të tjerë online, duke përfshirë zhvillues, studentë, studiues, profesionistë të teknologjisë, ndërmarrës, aktivistë të shoqërisë civile dhe industrisë.

Programi përfshin fjalime frymëzuese nga ekspertë ndërkombëtarë, punëtori praktike, hackathone dhe stenda prezantuese të kompanive e organizatave vendore e globale, si KDE, GNOME, OpenSUSE, Wikimedia Foundation, duke e bërë SFK një hapësirë të pasur për mësim, rrjetëzim dhe bashkëpunim.

Mes folësve kryesorë janë emra të njohur të komunitetit global open source: David Cuartielles, bashkëthemelues dhe CTO i Arduino-s, Philippe Sadda nga Wikimedia Foundation, si dhe Jo Hinchliffe nga Raspberry Pi Official Magazine.Ata do të ndajnë eksperiencat dhe vizionet e tyre mbi të ardhmen e teknologjisë, duke treguar se si inteligjenca artificiale, teknologjitë dhe pajisjet e hapura po e formësojnë botën në të cilën jetojmë.

Kjo është një mundësi unike për të parë nga afër se si teknologjitë e hapura po formësojnë të ardhmen, nga Internet of Things për shkolla deri te sensorët publikë dhe aplikimet e AI në qytete.

Konferenca organizohet nga FLOSSK (Free Libre Open Source Software Kosova), një organizatë joqeveritare e themeluar në vitin 2009, ndër pionierët në Kosovë për zhvillimin e teknologjisë dhe aftësive të të rinjve.

FLOSSK menaxhon gjithashtu Prishtina Hackerspace, një qendër komunitare që mbledh mbi 50 anëtarë aktivë dhe organizon mbi 50 aktivitete çdo vit.

Projektet e FLOSSK përfshijnë gjithashtu bootcamp.flossk.org, wikimediashqip.org, books.flossk.org, dumedite.org, si dhe organizimin e konferencave ndërkombëtare si State of the Map SEE, BSides Prishtina, DebConf dhe FOSS4G.

Merr biletën tënde tani: https://sfk.flossk.org/registration/