Ish-ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, James Rubin, edhe sot do ta vazhdojë dëshminë e tij në Hagë, i ftuar nga mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi.
Rreth dëshmisë së Rubinit u fol edhe sot në emisionin e mëngjesit në Klan Kosova, me mysafirët e ftuar.
Politologu Argjend Softolli, tha se dëshmia e top zyrtarit amerikan duhet të merret seriozisht.
“Për arsye se ata kanë qenë direkt të përfshirë në proceset e luftës dhe kanë përcjellë organizimin dhe mbarëvajtjen e luftës. Sot për fat të mirë e kemi ShBA-në pranë nesh”, deklaroi ai.
Softolli tha se Rubin e bëri të qartë se UÇK-ja ishte mbrojtëse e viktimave dhe jo agresore.
The post Softolli: Rubin e bëri të qartë se UÇK-ja ishte mbrojtëse e viktimave e jo agresore (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.