Emisioni më i ri në Klan Kosova, “Krejt Kapak” me Milot Hasimja ka sjellë detaje nga atmosfera në Gjeravicë me snowboarderin nga Suedia, Andrew Ahlberg.
Ahlberg, i cili tha se gjendet për herë të katërt në Gjeravicë, tha se e do shumë Kosovën.
“Kosovë të dua, kjo është hera e katërt që jam këtu për lëshim. Kam qenë edhe shumë herë në Ballkan mirëpo këtë vend e dua, është shumë mirë, ky është vendi i lumturisë time”, tha Ahlberg, transmeton Klankosova.tv
Ndërkohë që, Hasimja i tregoi edhe portretin e Heroit Kombëtar, Skënderbeut.
The post Snowborderi nga Suedia në Gjeravicë: “Kosovë, të dua, kjo është hera e katërt që jam këtu për lëshim” appeared first on Klan Kosova.