E diel, 27 Korrik, 2025
spot_img
HomeShowbizS'ndaloi dhe rrezikoi jetën e policëve, arrestohet i dyshuari për shpërndarje të...

S’ndaloi dhe rrezikoi jetën e policëve, arrestohet i dyshuari për shpërndarje të drogës në Peqin

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 30-vjeçar të dyshuar për shpërndarje të lëndëve narkotike në zonën e Peqinit.

Policia e Shqipërisë ka bërë të ditur se ai nuk i është bindur urdhrit për ndalim, por ka vijuar lëvizjen me shpejtësi, duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë.

“Në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, në lagjen “Teqe”, i është bërë shenjë ndalimi, automjetit me drejtues shtetasin E. S., i cili dyshohej se shiste Kokainë dhe Cannabis, në Peqin. 30-vjeçari nuk i është bindur urdhrit për ndalim, por ka vijuar lëvizjen me shpejtësi, duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë”.

“Në kontrollin e banesës së tij, autoritetet kanë sekuestruar një sasi prej 630 gramësh cannabis, një sasi kokaine, 3 armë gjahu, 2 armë të ftohta (thika), 1 armë sportive, 55 fishekë, dhe një sasi baruti që përdorej për mbushjen e fishekëve. Po ashtu, janë gjetur edhe një palë dylbi dhe një detektor metal-kërkues”.

“Në kuadër të operacionit “Risku”, u arrestua shtetasi E. S., 30 vjeç, dhe u procedua në gjendje të lirë babai i tij, shtetasi F. S., 67 vjeç, të dy banues në Peqin”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT