Që me agim, M&Sillosi hap dyert për fermerët nga gjithë Kosova, duke ofruar shërbim të pandërprerë dhe cilësi të garantuar.
Në pikën e dorëzimit në Xerxë, vijnë fermerë edhe nga larg, për të dorëzuar grurin me siguri dhe efikasitet.
Në vapën mbi 35°C, kompania kujdeset për secilin, me ujë të ftohtë, staf mikpritës dhe pritje të organizuar.
Fermerët po e vlerësojnë lartë cilësinë e miellit dhe përkushtimin maksimal të kompanisë.
“Me bashkëpunu deri në pikën e fundit – mielli po del fort i mirë. Të gjitha të mirat janë. Ky është gjigant, jo veç në Kosovë, por edhe më larg”, tha Alush Zeka, nga Rugova e Hasit.
Kurse nga kryehambari i Kosovës, janë zotuar për përkujdesje maksimale ndaj bujqve.
“Jemi angazhu me krejt kapacitetin maksimal vetëm që të pranojmë sasitë që dorëzohen. Punojmë pandalur për të qenë pranë fermerëve lokalë”, tha Blend Broqi, menaxher i Laboratorit.
Gruri i këtij viti ka lagështi optimale 13-14%, sipas ekspertëve. Në çdo pike grumbulluese, puna vazhdon deri në orët e vona të natës, ku nuk mungojnë edhe klientët kreativ.
M&Sillosi mbetet adresa më e besueshme për dorëzim të rendimenteve, me shërbim përherë elitar.
The post S’ndalet ditën as natën- M&Sillosi 24 orë në pranim të grurit nga fermerët appeared first on Klan Kosova.