S’ndalet Anis Mehmeti: Shënon sërish supergol për Bristol Cityn

S’ndalet Anis Mehmeti: Shënon sërish supergol për Bristol Cityn

Për të treten ndeshje radhazi, sulmuesi shqiptar Anis Mehmeti ka gjetur rrugën drejtë rrjetës.

Këtë herë anësori shqiptar realizoi në humbjen 1:3 të Bristol Cityt kundër Oxford Utd.


Mehmeti lëshoi një “raketë” nga distanca për ta lënë të shtangur portierin mysafir (53’).

Me formën e jashtëzakonshme që po kalon, Mehmeti e meriton padiskutim ftesën e Shqipërisë për ndeshjet e tetorit, megjithatë ende nuk dihet nëse do të jetë në listën e Sylvinhos.

Sylvinho kurrë s’e ka ftuar Mehmetin, me Shqipërinë që në tetor do ta zhvillojë ndeshjen më të rëndësishme për kualifikimet e Kupës së Botës kundër Serbisë./Telegrafi/