Kompania Snap Inc. ka njoftuar se në vitin 2026 do të sjellë për herë të parë në treg për publikun syzet e shumëpritura të realitetit të shtuar (AR), të quajtura “Specs”.
Njoftimi u bë gjatë panairit të teknologjisë AWE 2025, i mbajtur në Kaliforni, ku CEO i kompanisë, Evan Spiegel, i cilësoi këto syze si “kompjuteri personal më i avancuar në botë”.
Specs do të pajisen me “lente transparente” që mundësojnë ndërthurjen e përvojave digjitale me botën reale, duke ofruar një përjetim të zgjeruar vizual dhe interaktiv.
Snap ka investuar mbi 3 miliardë dollarë gjatë 11 viteve të fundit në zhvillimin e teknologjisë së syzeve AR.
Krahas kësaj, kompania ka paralajmëruar edhe bashkëpunime strategjike me OpenAI, Google Gemini dhe Niantic, për të integruar përvoja të avancuara me inteligjencë artificiale.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!