E premte, 20 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmeS’mori leje për ndërtimin e depos së barnave, kritika të shumta ndaj...

S’mori leje për ndërtimin e depos së barnave, kritika të shumta ndaj MSh-së

“Domosdoshmërisht duhet të respektohen kornizat ligjore dhe kompetencat, qoftë komunë apo ministri”.

Kështu është shprehur ish-ministri Armend Zemaj, pasi Ministria e Shëndetësisë nuk ishte pajisur me leje për ndërtimin e depos së barnave në Spitalin e Mitrovicës.

Ish-ministri Zemaj, thekson se investimi në depo është shumë i nevojshëm andaj duhet të ketë bashkëpunim mes qeverisë lokale dhe asaj qendrore që këto procese të mos ngecin.

Sipas Zemajt, vendet ku ruhen barnat aktualisht janë në gjendje të tmerrshme.

Ai thotë se qeveria e ka në fokus veriun e vendit, pasi aty po i favorizon depot farmaceutike.

Nevojën e ndërtimit të depove për barna në QKUK dhe Spitale Rajonale e ka theksuar edhe gazetari i shëndetësisë, Bujar Vitija.

Ai ka treguar se marrja me qira e një objekti në Fushë-Kosovë për depo qendrore të barnva nga Qeveria nuk është zgjidhja e duhur, ngase e njëjta duhet të jetë brenda hapësirave të QKUK-së. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT