Smajli për Rahovecin: Do të investojmë 1 milionë euro në agroturizëm (VIDEO)

Smajli për Rahovecin: Do të investojmë 1 milionë euro në agroturizëm (VIDEO)

Kandidati për kryetar të Rahovecit nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Smajl Latifi në “Edicionin Special” në Klan Kosova ka shpalosur programin e tij me të cilin synon ta qeverisë këtë komunë.

Latifi premtoi trajtim të njëjtë për të gjithë qytetarët, pa dallim, me zotim për rritje të të hyrave komunale.

Ai bëri të ditur se kanë planifikuar që të investojnë 1 milionë euro në agroturizëm dhe ta modernizojnë bujqësinë.

“Bujqësinë e kemi lidhur me ekonominë. Sepse është dega më e rëndësishme e komunës sonë. Është sektor i rëndësishëm. Për fermerët do të marrin përkrahje me serra të mençura, në mënyrë që të ketë produktivitet më të lartë dhe fermerët tanë të shkojnë drejt bujqësisë intensive”, tha Latifi.

Ai tha se do të ketë ekipe të ekspertëve që do të këshillojnë për mbrojtje të bimëve kundë sëmundjeve.

Sa i përket arsimit, Latifi tha se synojnë të kalojnë në një ndërrim të mësimit, t’i pajisin shkollat me teknologji të re si dhe dhënie të bursave.

Ndiqeni videon për më shumë detaje:

The post Smajli për Rahovecin: Do të investojmë 1 milionë euro në agroturizëm (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.