Tuesday, March 3, 2026
spot_img
HomeLajmeSmajli për luftën ShBA-Iran: Aspak befasuese, ka qenë çështje kohe (VIDEO)

Smajli për luftën ShBA-Iran: Aspak befasuese, ka qenë çështje kohe (VIDEO)

Ismet Smajli, aktivist lobues në Amerikë sonte në “Edicionin Special” në Klan Kosova ka folur në lidhje me luftën ShBA-Iran, duke theksuar se situata e krijuar nuk është aspak e papritur.

Sipas tij, një përshkallëzim i tillë ka qenë i paralajmëruar prej kohësh dhe ishte vetëm çështje kohe derisa të ndodhte.

“Aspak befasuese, ka qenë e ditur që vetëm sa merr kohë, se kjo do të ndodhte, arsyeja pse e them këtë është se doktrina e presidentit Trump është që nga fillimi, kemi qenë të gjithë të njoftuar se është diçka më ndryshe nga ish-presidentet e mëhershëm, ka parasysh se ky është edhe mandati i tij i dytë, por edhe i fundit në krye të Qeverisë amerikane”.

“Kështuqë, e gjithë gjeopolitika e Shteteve të Bashkuara varet më së shumti nga një kusht, që është se për ShBA-në nuk janë probleme as lufta Rusi-Ukrainë, as kjo tani në Iran, kryesorja është se Shtetet e Bashkuara të Amerikës në planin e tyre afatgjatë, 100 vjeçar të ardhshëm, mënyra e vetme që do të dominojnë është ajo që ta mposhtin Kinën, sepse fuqia e Kinës është rritur shumë, si në sferën ushtarake, ekonomike, por edhe në zhvillimin e Intelegjencës Artificiale”, tha ai.

Smajli nënvizoi se strategjia gjeopolitike e ShBA-së është e përqendruar në objektiva afatgjata, ku prioritet mbetet rivaliteti me Kinën./Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT