Liverpooli dje u shpall kampion për herë të 20-të në Premierligë.
Fitorja 5-1 ndaj Tottenhamit ishte qershia mbi tortë për vendasit, me “Reds” që më në fund arritën të fitojnë titullin para tifozëve.
Një sezon mbresëlënës për holandezin Arne Slot, i cili bëhet trajneri i 5-të në histori të Premierligës që fitoi titullin në sezonin e parë.
Këtë gjë përveç tij e ka realizuar Jose Mourinho, Carlo Ancelotti dhe Antonio Conte me Chelsean në vitet 2005, 2010, 2017 si dhe Manuel Pellegrini me Manchester Cityn në vitin 2014./IndeksOnline/