Gjykata Themelore në Prishtinë e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me 15 vjet burgim të akuzuarin për krime lufte Sllavisha Filiq.
Aktgjykimi u shpall të enjten nga kryetarja e trupit gjykues, Violeta Namani-Hajra, transmeton klankosova.tv.
Sllavisha Filiq ngarkohet se si pjesëtar i Sigurimit Shtetëror të Serbisë, së bashku me dy zyrtarë tjerë, e kishin dërguar në objektin e Sigurimit Shtetëror në Prishtinë mjekun Hafir Shala, ku iu ishte nënshtruar rrahjeve dhe torturave dhe se nga ajo ditë më nuk dihet për fatin e tij.
Gjykatësja Namani-Hajra sipas Betimi për Drejtësi, tha se dënimi me burgim do të ekzekutohet kur aktgjykimi të bëhet i formës së prerë.
Ky gjykim është zhvilluar në mungesë.
The post Sllavisha Filiq dënohet me 15 vjet burgim për zhdukjen e doktorit Hafir Shala appeared first on Klan Kosova.