Banka Popullore mbetet në pritshmëritë se trendi i uljes së inflacionit do të vazhdojë dhe se në periudhën e ardhshme ai do të jetë më i ulët se tre për qind, ndërsa në afatmesëm do të kthehemi në një nivel prej dy për qind.
“Pritjet tona janë që trendi i uljes së inflacionit do të vazhdojë. Sigurisht, kjo nuk varet vetëm nga instrumentet e Bankës Popullore, por edhe nga politika fiskale e cila për momentin është në një farë mënyre në kuadër të stabilizimit të inflacionit. Presim dhe dëshirojmë në periudhën e ardhshme shkallë të inflacionit më të ulët se tre për qind, ndërsa në afatmesëm brenda një periudhe prej dy vitesh, të kthehemi në nivelet historike që kemi pasur, pra në një shkallë të inflacionit prej rreth dy për qind si në eurozonë”, deklaroi guvernatori Trajko Sllaveski.
Enti Shtetëror i Statistikës (ESHS) ka bërë matjen se shkalla e inflacionit në gusht shënon një ndryshim mujor minimal prej 0.2 për qind, ndërsa rritja në nivel vjetor është 4.4 për qind.