Slavko Simiq para gjykate për sulm ndaj gazetarëve

https://klankosova.tv/ngrihet-aktakuze-ndaj-simiqit-dhe-nje-personi-tjeter-per-sulm-ndaj-gazetareve/Ngrihet aktakuzë ndaj Simiqit dhe një personi tjetër për sulm ndaj gazetarëve - Klan Kosova

Nënkryetari i Listës Serbe, Sllavko Simiq, dhe Urosh Vukasinoviq sot do të dalin para Gjykatës Themelore të Mitrovicës.

Ata do të ulen në bankën e të akuzuarve për sulm ndaj gazetarëve në Leposaviq, transmeton Klankosova.tv.

Seanca për shqyrtimin fillestar në këtë çështje penale është paraparë të nisë me fillim nga ora 13:30.

Ndryshe, seanca e 18 shtatorit ishte shtyrë për sot, pas ankesave të avokatëve të të akuzuarve, të cilët pretenduan se njëri nga klientët nuk ka pranuar fare shkresat nga prokurori, ndërsa tjetri i ka pranuar vetëm pjesërisht.

Seanca ndaj Simiqit shtyhet për 9 tetor

The post Slavko Simiq para gjykate për sulm ndaj gazetarëve appeared first on Klan Kosova.