Kapiteni i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, futbollisti shqiptar nga Shkupi Enis Bardhi, u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen e sotme të ekipit të tij Konyaspor kundër Istanbul Basaksehir në Superligën turke, njofton Telegrafi.
Enis Bardhi mori dy kartona të verdhë brenda vetëm pesë minutave në pjesën e dytë dhe u detyrua ta lërë fushën para kohe.
Megjithatë ekipi i tij Konyaspor, edhe pse luajti me një lojtar më pak, arriti ta ruajnë epërsinë dhe të fitojnë me rezultat 2-1, duke siguruar një fitore shumë të rëndësishme.
Ky ishte triumfi i tretë i sezonit për Konyasporin, që vjen pas një periudhe të vështirë me tri ndeshje pa fitore, përfshirë edhe dy humbje radhazi në javët e fundit.
Për Bardhin ishte një mbrëmje e hidhur, por ai mbetet figurë qendrore jo vetëm te Konyaspori, por edhe te përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut, ku është një nga liderët dhe lojtarët më me ndikim dhe kapiten i përfaqësueses. /Telegrafi/