Mesfushori i Baselit, Leon Avdullahu është gati të bëjë hapin e madh në karrierë.
Këtë sezon ai po shkëlqen me fanellën e Baselit dhe shumë skuadra të mëdha evropiane kanë shprehur interesimin për të.
Pas Real Betisit, Fiorentinës dhe Wolfsburgut, i është shtuar listës edhe skuadra e Borussia Monchengladbach, të cilët kanë zhvilluar edhe bisedimet me lojtarin nga Kosova.
Avdullahu, në këtë sezon ka bërë 32 paraqitje me Baselin ku ka shënuar 1 gol./IndeksOnline/