Vrasja e Liridona Ademajt, dëshmitarë okularë dalin para gjykatës në mesditë?

Vrasja e Liridona Ademajt, dëshmitarë okularë dalin para gjykatës në mesditë?

Seanca e 6 tetorit në rastin e Liridona Ademajt nuk ka përfunduar ende.

Me fillim nga ora 13:00, sipas informacioneve të gazetares së Klan Kosova, Sala Gashi, dëshmitarë të tjerë do të deklarohen sot për herë të parë para trupit gjykues.

Të njëjtit, bazuar në informacionet e para, janë dëshmitarë okularë që besohet se e kanë parë rastin nga një pompë derivatesh, si dhe momentin e takimit mes Naim Murselit dhe Granit Plavës, dy të akuzuarve kryesorë, transmeton Klankosova.tv

Një gjë e tillë pritet të konfirmohet pasi të vazhdojë seanca pas pak.

Ndryshe, sot nga ora 09:00 e mëngjesit, dëshminë e dha mjeku që kreu autopsinë e viktimës, Naim Uka./ Klankosova.tv

Uka që kreu ekzaminimin mjekoligjor: Liridona s’ka bërë vetëvrasje, s’ka përdorur armë

Mjeku ligjor: Provat konstatojnë se distanca e qitjes ndaj Liridona Ademajt ishte nga 2-5 cm

Mjeku ligjor jep dëshminë: Pjesë metalike të predhës u gjetën në kokën e Liridona Ademajt

The post Vrasja e Liridona Ademajt, dëshmitarë okularë dalin para gjykatës në mesditë? appeared first on Klan Kosova.