Skitarja Klara Sefaj e përfundon rrugëtimin në garat “Bakuarini 2025”

Skitarja Klara Sefaj e përfundon rrugëtimin në garat "Bakuarini 2025"

Skitarja Klara Sefaj ka garuar sot në EYOF Bakuriani 2025 në disiplinën e sllallomit.

Komiteti Olimpik i Kosovës ka bërë të ditur se Sefaj ishte e pafat, pasi doli nga shtegu në lëshimin e parë.

“Gara e sotme ishte e fundit për garuesit tanë në EYOF Bakuriani 2025. Krahas Klarës, Kosova u përfaqësua edhe me Andi Pupovci, po ashtu nga skitaria”, thuhet në njoftim. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>