Skitarja Kiana Kryeziu, po vazhdon të bëjë histori në skenën botërore të skijimit.
Më 1 mars, ajo u bë sportistja e parë femër nga Kosova që merr pjesë në gara të nivelit botëror në disiplinat e shpejta, duke konkurruar në Super Sllallomin e Madh (SG).
Kryeziu u radhit e 42-ta nga 58 garuese, duke qenë vetëm +6.58 sekonda prapa vendit të parë – një arritje e jashtëzakonshme për herën e parë në këtë nivel!
“Me 3 Mars, ajo garoi në Sllallomin e Madh (GS), por fatkeqësisht nuk arriti të përfundojë garën. Për pasojë, Kiana nuk mori pjesë në garën e fundit të Sllallomit (SL). Jemi të impresionuar me guximin dhe përkushtimin e Kianës për të përfaqësuar Kosovën në këto nivele. Pavarësisht sfidave, ajo po tregon se është e gatshme të përfaqësojë vendin tonë me dinjitet dhe krenari”, thuhet në njoftimin e Federatës së Skitarisë transmeton Klankosova.tv
“Faleminderit Kiana për frymëzimin dhe përfaqësimin e shkëlqyer! E presim me padurim kthimin tënd në garat e ardhshme!”, thuhet në njoftim.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>